Juventusi mund t’i japë fund pritjes së gjatë për ta fituar Ligën e Kampionëve, nëse arrin që të angazhojë lojtarë të rëndësishëm, në mesin e të cilëve edhe qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.
SunSport ka raportuar se Zonja e Vjetër është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 150 milionë funte (178.5 milionë euro) për transferimin e holandezit në fund të sezonit.
Nëse Redsat e fitojnë Ligën Premier, 28-vjeçari do të jetë i hapur të kalojë në Serie A, pasi siç ka thënë dëshiron t’i plotësojë të gjitha ëndrrat.
Virgil van Dijk, Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver)
Por, ai nuk është ylli i vetëm i madh që mund ta blejnë Bianconerët në verën e ardhshme. Kampioni italian do ta kërkojë edhe mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, i cili planifikon të largohet nga Old Traffordi.
Futbollisti francez iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2016 duke u larguar pikërisht nga Juve dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer te klubi që e bëri të suksesshëm.
The Sun ka bërë një formacion të mundshëm se si mund të dukej skuadra e Maurizio Sarrit me lojtarët që i ka në dispozicion dhe me transferimet potenciale. /Telegrafi/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...