Cristiano Ronaldo ka kompletuar transferimi te skuadra arabe Al Nassr, ku ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ylli portugez befasoi të gjithë me lëvizjen e bërë, por ai do të marrë tek ekipi i ri një shumë prej 200 milionë eurove në vit.
Gjithsesi tek kjo skuadër Ronaldo do të bashkohet me disa nga yjet e futbollit që kanë bërë karrierë në Evropë.
Al Nassr drejtohet nga trajneri francez Rudi Garcia që më parë ka drejtuar skuadrat si Lille, Roma e Olympique Marseille, derisa në radhët e veta kanë emra si David Ospina, Anderson Talisca, Vincent Aboubakar e të tjerë.
Në është David Ospina, derisa mbrojtja përbëhet nga Al-Ghannam nëtë djathtë, Madu dhe Gonzalez në qendër dhe Konan në të majtë.
Mesfusha është e mbuluar nga dyshja braziliane Luiz Gustavo e Anderson Talisca, derisa me ta është edhe Martinez.
Ndërkohë sulmi duket i frikshëm me Ghareeb, Vincent Aboubakar dhe pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldon.
Me këtë formacion, Al Nassr është padyshim favoriti kryesor për ta fituar kampionatin në Arabinë Saudite si dhe ndër favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...