Zvicra dhe Danimarka kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme.
Dy kombëtarët kanë bërë publike njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të Grupit D në eliminatoret për UEFA Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Ndryshe nga takimi i së shtunës, trajneri Vladimir Petkovic ka vendosur për të startuar ndeshjen ndaj skuadrës daneze me dy shqiptarë në fushë.
Granit Xhaka, i cili ishte titullar edhe në takimin e fituar me rezultat 2 me 0 kundër Gjeorgjisë gjatë vikendit, së bashku me Albian Ajetin nisin nga minuta e parë takimin e sotëm në stadiumin Jakob Park.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/

Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës