Torino dhe AC Milani dhe kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e mërkurë) që zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.
Derisa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për tu zhvilluar, Torino synon t’i afrohet pozitës që i siguron kualifikimin në Evropa Ligë duke sfiduar AC Milanin e vendosur në pozitën e gjashtë, transmeton portali arbresh.info.
Forma e tyre brenda këtij viti ka qenë impresive për shkak se ata kanë fituar pesë ndeshje dhe kanë humbur vetëm dy, kundër Juventusit dhe Fiorentinas.
Ndryshe nga nikoqirët që janë në formë, AC Milani ka hyrë në një periudhë të vështirë për shkak se janë pa fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit – tri barazime dhe një humbje.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Olimpico duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
TORINO (3-4-2-1): Sirigu; N’koulou, Burdisso, Moretti; De Silvestri, Rincón, Baselli, Ansaldi; Ljajic, Falque; Belotti. All. Mazzarri
MILAN (4-3-3): Donnarumma; Abate, Bonucci, Zapata, Rodríguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Kalinic, Borini. All. Gattuso
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...