Formacionet zyrtare: Shqipëri – Poloni

19:26 | 12 Tetor 2021

Sot do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë në stadiumi “Air Albania” në Tiranë e cila do të zhvillohet në ora 20:45.

Kjo ndeshje është ndeshja më e rëndësishmja deri më tani për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.

Deri më tani Shqipëria gjendet në vendin e dytë të tabelës së Grupit I me 15 pikë, ndërsa në vendin e parë gjendet Anglia me 19 pikë.

Kurse Polonia është në vendin e tretë me 14 pikë, Hungaria në vendin e katërt me 10 pikë dhe Andorra  në vendin e fundit  me tre pikë.

Tashmë janë bërë publike formacionet zyrtare nga të dyja përfaqësueset. /arbresh.info/

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Bare, Ramadani, Trashi, Uzuni, Manaj, Roshi

Polonia: Szczesny, Dawidowicz, Bednarek, Glik, Puchacz, Jozwiak, Krychowiak, Moder, Zielenski, Buksa, Lewandowski.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare: Shqipëri – Poloni

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara