Formacionet zyrtare për takimin në FA Cup: Arsenal – Newcastle

17:40 | 9 Janar 2021

Arsenali do të jetë nikoqir i Newcastle United për takimin që luhet në kuadër të 1/16 së finales në FA Cup.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:30 në stadiumin Emirates.

The Gunners do e kërkojnë kalimin në rrethin tjetër të garës, duke shpresuar që së paku të fitojnë këtë trofe në këtë edicion.

Në anën tjetër, Newcastle nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar dhe mund t’i shkaktojë probleme skuadrës që drejtohet nga Mikel Arteta:

Formacioni bazë i Arsenalit: Leno, Cedric, David Luiz, Mari, Tierney, Elneny, Willock, Pepe, Willian, Martinelli, Aubameyang.

Formacioni bazë i Newcastles: Dubravka, Krafth, Lascelles, Clark, Dummett, Hayden, Sean Longstaff, Hendrick, Almiron, Joelinton, Carroll. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara