Napoli dhe SPAL-i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin San Paolo në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët aktualisht qëndrojnë në vendin e dytë në tabelë dhe shpresojnë të sigurojnë tri pikë të plota për të marr avantazh në rast se Juvetusi dështon për të siguruar tri pikë të plota këtë mbrëmje kundër Romas.
Nga ana tjetër, mysafirët janë duke pasur probleme të shumta për shkak se shumë lojtarë të tyre nuk janë 100 për qind të gatshëm. Napoli ka fituar secilën nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit mes tyre në Serie A kundër SPAL-it dhe janë të pamposhtur kundër tyre në kampionatin italian që nga marsi 1961.
Ylli në mbrojtje i Shqipërisë, Elseid Hysaj është pjesë e skuadrës së përzgjedhur për linjën startuese nga Carlo Ancelotti.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 15:00./arbresh.info/
Napoli: Meret; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Rog, Hamsik, Zielinski; Insigne, Mertens
SPAL: Së shpejti…
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...