Napoli dhe Milan kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për derbin e xhiros së 13-të të Seria A.
Napoli në këtë sezon është një nga skuadrat më të mira në futbollin italian duke fituar 10 ndeshje dhe dy barazime nga 12 ndeshje të zhvilluara, shkruan arbresh.info.
Skuadra e Vicenzo Monteallas nuk kanë fituar në asnjë derbi në këtë sezon, duke u mposhtur nga Juventusi, Interi, Roma dhe Lazio.
Nikoqirët nuk kanë humbur në 24 ndeshje të zhvilluara në San Paulo dhe kanë shënuar së paku tri gola në 7 ndeshjet e fundit.
Kjo ndeshje gjithmonë ka sjellur gola, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit janë shënuar 20 gola.
Për skuadrën e Sarrit do të mungojnë lojtarët si F. Ghoulam, A.Milik dhe Maskimovic ndërsa për Milanin nuk do të paraqiten D.Calabria dhe A.Conti. /arbresh.info/
Takimi fillon nga ora 20:45.
NAPOLI (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
MILAN (3-4-2-1): Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Borini, Kessiè, Montolivo, Bonaventura; Locatelli, Suso; Kalinic.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...