Napoli dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.
“Partonopei” përballet mbrëmjen e sotme (e premte) me një test tjetër rreth synimit të tyre për të fituar titullin pasi kampioni i Italisë, Juventusi, i viziton ata në Stadio San Paolo, transmeton portali arbresh.info.
Nikoqirët kanë fituar 12 nga 14 ndeshjet e këtij edicioni dhe qëndrojnë në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë. Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” ka dy pikë më pak se skuadra e Luciano Spalletit.
Nga 13 ndeshjet e tyre të fundit brenda të gjitha kompeticionet, Napoli është i pamposhtur në 12 takimet e fundit kundër Juventusit.
Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga trajneri Maurizio Sarri.
Ndeshja fillon nga ora 20:45./arbresh.info/
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Douglas Costa; Higuain.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100