Manchester United dhe Young Boys kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy skuadrat e mëdha evropiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Allianz në kuadër të xhiros së pestë në faza grupore të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse Young Boys tani konsiderohen si të eliminuar nga Liga e Kampionëve, ata kanë teorikisht ende gjasja për të kaluar në UEFA Evropa Ligë përmes vendit të tretë. Por në mënyrë për të arritur këtë, vizitorët duhet të mposhtin gjithsesi “Djajtë e Kuq” për të regjistruar gjithashtu fitoren e parë në Angli në histori të tyre.
Sidoqoftë, kjo do të jetë mjaftë e vështirë për kampionin zviceran ndaj skuadrës së Jose Mourinhos që synon të vazhdoj tutje pasi mposhtën 2 me 1 kampionin e Italisë në xhiron e fundit.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...