Manchester United dhe Barcelona janë protagonistët e ndeshjes më të madhe të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve.
Dy gjigantët evropian kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të çerekfinaleve në kompeticionin kryesor të UEFA-së, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët nuk janë në formë të mirë për shkak se kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit kompetitive dhe shpresa për të ndryshuar gjërat ndaj fituesit të pesëfishtë të Ligës së Kampionëve – Barcelonës janë të mëdha.
Mirëpo, gjiganti katalunas ka një rekord impresiv në ndeshjet ndaj “Djajve të Kuq” dhe duke marrë parasysh se si kanë rrjedhur gjërat deri tani, skuadra e Valverdes mund t’i shkaktojë probleme të shumta gjigantit në Premierë Ligë.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në Old Trafford dhe ndeshja fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Man Utd: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Dalot, McTominay, Fred, Pogba; Lukaku, Rashford.
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suárez, Coutinho.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...