
Juventus - AS Roma
Juventusi dhe AS Roma kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen derbi mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy gjigantët italian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Allianz në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Takimi kundër “Zonjës së Vjetër” është një test tepër i vështirë për shpresat e skuadrës së AS Romas për të përfunduar në top katërshe për shkak se ata nuk kanë fituar kundër tyre që nga janari i vitit 2010 (një barazim, shtatë humbje).
Juventusi nis ndeshjen me një rekord vërtetë impresiv këtë sezon me vetëm dy pikë të humbura deri tani në Serie A dhe kryesojnë në tabelë me 46 pikë, pesë më shumë se rivali i tyre më i afërt – Napoli.
Nga ana tjetër, Roma është në kërkim të top katërshes, por forma e tyre këtë sezon ka qenë mjaftë e mikësuar, veçanërisht ajo në ndeshjet si mysafirë ku ata kanë siguruar vetëm një fitore nga tetë ndeshjet.
Takimi i madh mes tyre fillon në ora 20:30./arbresh.info/

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...