Juventusi synon të sigurojë një pozitë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sonte (e martë).
Kampioni i Italisë dhe Ajaxi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë në kuadër të çerekfinaleve në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e sotme, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo kishte shënuar një gol të bukur me kokë në takimin e parë në Amsterdam duke i dhënë një shans të madhe për të vazhduar tutje “Zonjës së Vjetër”, por skuadra e Ajaxit barazoi shifrat me një gol të bukur minuta më vonë.
Ajaxi tashmë ka tronditur Real Madridin në këtë kompeticion gjatë këtij sezoni dhe shpreson të bëjë diçka të ngjashme edhe sonte.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Allianz në Torino duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit