Juventusi dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
Njëra nga ndeshjet më të madhe historike në kampionatin italian do të ketë një tjetër kapitull mbrëmjen e sotme (e shtunë) pasi Juventusi do të përballet me Milanin, transmeton portali arbresh.info.
Zonja e Vjetër qëndron në krye të tabelës me 75 pikë dhe synon të fitoj titullin në Serie A për të shtatin vit radhazi. Ndërsa, AC Milani është në pozitën e gjashtë me 50 pikë derisa vazhdojnë shpresat për të siguruar një pozitë në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Rossonerët” kanë fituar pesë ndeshje radhazi, por janë të pamposhtur në dhjetë takimet e fundit.
Sa i përket përballjeve ndërmjet dy skuadrave, ata janë takuar 225 herë. Juventusi ka fituar 86 ndeshje, AC Milani ka fituar 67, ndërsa 73 janë barazime.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet Allianz duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Juventus: Buffon; Barzagli, Benatia, Chiellini; Lichtsteiner, Khedira, Pjanic, Matuidi, Asamoah; Dybala, Higuain
AC Milan: Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, André Silva, Calhanoglu
Dorëzohet një person në polici në Gjakovë, me vete kishte gr...
Florent Hadërgjonaj në formacionin e javës në Turqi
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...