Interi dhe Parma kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meaza në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kanë shansin e artë të marrin kreun në tabelë në rast të fitores pas gabimit nga Juventusi që barazoi 1 me 1 ndaj Lecces.
Nga ana tjetër, Parma synon të marr rezultat pozitiv për të vazhduar formën e lartë para portës të shfaqur veçanërisht në xhiron e kaluar duke fituar 5 me 1 ndaj Genoas.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:00./arbresh.info/
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...