Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në fazën e grupeve, ku kësaj radhe takohet me Gjeorgjinë si mysafir.
Të besuarit e Bernard Challandes kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para, ku ndaj Gjeorgjisë do të kërkojë pikët e para.
Për këtë ndeshje formacionin i Kosovës do të jetë 4-3-3, transmeton telegrafi
Në portë do të jetë Aro Muric, ndërsa në mbrojtje janë të rreshtuar, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.

Në mesfushë do të jetë Valon Berisha, Besar Halimi dhe Ibrahim Dresevic.
Në sulm do të luajë emra si Lirim Kastrati dhe Elbasan Rashani, që do ta mbështesin sulmuesin kryesor, Vedat Muriqin.
Në anën tjetër te Gjeorgjia do të jenë emra si Tsitalshvili, Kitelshvili, Qazaishvili dhe Kvilitalia.
Ndeshja fillon në ora 18:00.
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili, Qazaishvili, Kvilitalia.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresevic, L. Kastrati, Muriqi, Rashani.

Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...