Chievo dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takmin në Stadio Bentegodi në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët kanë bërë një mori ndryshimesh në këtë ndeshje në udhëtim kundër Chievos duke startuar me lojtarët si Lucas Biglia, Samu Castillejo, Diego Laxalt dhe Andrea Conti.
Skuadra e Gennaro Gattusos kaloi në pozitën e tretë para Interit në Serie A vikendin e kaluar pas katër fitoreve radhazi dhe synon të vazhdojë me fitore edhe sonte para “Derby della Madonnina” të dielën e ardhshme.
Takimi i sotëm mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Chievo: Sorrentino; Depaoli, Bani, Andreolli, Barba; Leris, Hetemaj, Dioussé; Giaccherini; Meggiorini, Stepinski
Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Paquetá; Suso, Piatek, Castillejo
Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor
Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...