Arsenali dhe Ostersunds kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/32 në UEFA Evropa Ligë.
Kjo ndeshje nuk është asgjë më shumë se vetëm formalitet për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger që siguroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në takimin e javës së kaluar në Suedi, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri Grahamm Potter dhe skuadra e tij Ostersunds do të shijojnë eksperiencën për të luajtur në njërin nga stadiumet më të famshme në botën e fundit për shkak se kohës së tyre në kompeticionin evropian duket se i ka ardhur fundi.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk janë pjesë e formacionit startues për këtë takim pasi Arsene Wenger ka zgjedhur për t’i pushuar.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Emirates duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/

Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës