AC Milani dhe Udinese kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme.
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Rossonerët” nuk kanë humbur tri ndeshje radhazi që nga tetori i vitit 2017 dhe shpresojnë t’i shmangen një rekordi të tillë sonte kundër Udineses, e cila ka humbur vetëm një herë në dhjetë ndeshjet e tyre të fundit.
Skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos duhet t’i rikthehet fitoreve dhe të sigurojë tri pikë në mënyrë për të vazhduar garën në top katërshe.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 19:00./arbresh.info/
MILAN (4-3-1-2): Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Bakayoko, Biglia, Calhanoglu; Paquetà; Piatek, Cutrone.
UDINESE (3-5-2): Musso; Opoku, De Maio, Samir; TerAvest, Fofana, Behrami, De Paul, Zeegelaar; Pussetto, Lasagna.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...