Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit mes Milanit dhe Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, të dyja këto skuadrat u takuan në “Parc des Princes”, ku PSG e mposhti bindshëm Milanin 3:0.
Momentalisht, PSG zë vendin e parë në Grupin F me gjashtë pikë të arkëtuara pas tri ndeshjeve, krahas Milanit që renditet i fundit (4) në kuotën e vetëm dy pikëve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara, Kalulu, Pellegrino dhe Sportiello, kurse te PSG mungojnë Asensio, Kimpembe, Mendes, Navas, Pereira dhe Rico.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Hernandez; Loftus-Cheek, Reijnders, Musah; Pulisic, Giroud, Leao
Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Ugarte, Zaire-Emery, Vitinha; Dembele, Mbappe, Kolo Muani
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...