AC Milani dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.
Në derbin e njohur si ‘Derbi della Maddonina’, “Rossonerët” do të kërkojnë të hakmerren nga disfata e pësuar si mysafirë ndaj Interit me rezultat 2 me 3 në derbin e parë të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Interi nis ndeshjen pas fitores së lehtë 3 me 0 në shtëpi ndaj Veronas dhe skuadra e Luciano Spalletit duket në formë të mirë për të siguruar një pozitë në UEFA Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, AC Milani rikthehet nga disfata e pësuar kundër Juventusit, por vazhdon të jetë në pozitë të mirë për të siguruar kualifikimin në Evropa Ligë.
Nga 22 ndeshjet zyrtare, Interi ka siguruar 78 fitore, Milani 76 dhe 66 të tjera kanë përfunduar baras.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Milan: G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Montolivo, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.
Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Gagliardini, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...