Me module të njëjta, por me interpretim të ndryshëm të lojës. Kështu pritet të jetë finalja e Ligës së Kampionëve, me dy trajnerët, Juergen Kloppin e Liverpoolit dhe Carlo Ancelottin e Real Madridit.
Në fazën sulmuese, Kloppi shpeshherë e përdor Sadio Manen si sulmues fals, me Mohamed Salah në të djathtë e Luis Diaz në të majtë. Kështu pritet të jetë edhe të shtunën, para Diogo Jotas e Roberto Firminos.
Nga ana tjetër, Ancelotti mund të luajë me Federico Valverden në të djathtë.
Kloppi mund të luajë me Alissonin në portë, Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Virgil van Dijk e Andrew Robertson në mbrojtje, Jordan Henderson, Fabinho, Naby Keita në mefushë, dhe Salah, Mane e Diaz në sulm.
Ancelotti mund t’i besojë formacionit me Thibaut Courtoisin në portë, Dani Carvajal, Militao, David Alaba dhe Ferland Mendyt në mbrojtje, Toni Kroos, Casemiro, Luka Modriq në mesfushë, dhe Federico Valverde, Karim Benzema e Vinicius Junior në sulm. /arbresh.info/
Konjufca: Marrëdhëniet me Listën Serbe ndryshuan pas qeveris...
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...