Barcelona mori një fitore të rëndësishme ndaj Benficas në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit fituan me rezultatin 0-1, pas golit të Raphinhas, shkruan Arbresh.info.
Hansi Flick foli pas ndeshjes duke u shprehur krenar me paraqitjen e ekipit të tij.
“Jam shumë krenar për lojtarët. Është një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra”, tha fillimisht ai.
A mendoni se ata luajtën një lojë të zgjuar? “Po, absolutisht. Sot kishim një portier të mirë, i cili ishte fantastik për ne. Ne u mbrojtëm si ekip dhe kjo është e rëndësishme. Unë jam i lumtur për këtë”, vazhdoi trajneri.
Jeni dakord që Pedri ishte më i miri? “Ai është në një nivel brutal, të pabesueshëm, ne jemi të lumtur për të”, përfundoi ai.
Ndeshja e kthimit luhet në Spanjë pas një jave./Arbresh.info
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...