Pasi u konfirmua nga Kosova, edhe Kombëtarja e Suedisë sonte e konfirmoi se Edvin Kurtulus ka zgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat e këtij shteti.
Një konfirmim erdhi nga klubi suedez, Hammarby, aty ku aktivizohet tashmë ish-kapiteni i Kosovës U21.
Kurtulus ka folur për faqen zyrtare të klubit, teksa ka treguar edhe arsyen pse e zgjodhi Suedinë.
“Për shkak të asaj që qarkullon në media për zgjedhjen time të Kombëtares, dua vetëm të them se jam shumë krenar që Kosova më dëshiron në kombëtaren e saj A. Unë kam nderin të dua dy vende, por kam edhe përgjegjësinë, të marr një vendim që do të ndihet thellë. Për mua edhe Suedia edhe Kosova janë për zemër. Meqenëse kam lindur dhe jam rritur në Suedi, më duket shumë e drejtë që është Suedia që dua të përfaqësoj. Kam pasur disa biseda të mira me Janne Andersson dhe shpresoj që së shpejti ta quaj veten një lojtar të Kombëtares A suedeze. Procesi i dokumentacionit është duke u zhvilluar dhe shpresoj se do të shkojë shpejt dhe pa probleme që të mund t’i bashkohem Kombëtares së radhës”, tha ai.
Kujtojmë se Edvin Kurtulus deri më tani ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. Madje, ai ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.
22-vjeçari u ftua nga përzgjedhësi i Kosovës A, Alain Giresse, për ndeshjet e qershorit, por në fund lojtari vendosi që të largohet.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë