Sevilla kthehet te triumfi në kampionat pas pesë javëve dhe atë e bën në transfertën e Rayo Vallecano.
Sfida e javës së 23-të të La Liga u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, por në fund u mbyll me fitoren 1-2 të miqve.
Takimi u zhbllokua në minutën e 19’ nga En Nesyri, i cili kaloi Sevilla-n në avantazh.
Megjithatë në minutën e 29’, i asituar nga Espino, Palazon barazoi për Rayo Vallecano.
Goli i fundit i kësaj përballjeje u realizua po nga En Nesyri, i cili i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 45’.
Pas kësaj përballjeje, Rayo Vallecano renditet në vend të 13-të me 24 pikë, teksa Sevilla renditet në vend të 15-të me 20 pikë.
Ndërkohë mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu e nisi sfidën në rolin e titullarit dhe luajti deri në minutën e 86’./ss
Kosova inicion marrëveshje për sigurime shoqërore Slloveninë
2024 shënoi dëmet më të mëdha të dekadës së fundit nga zjarr...
Sekuestrohen një mori armësh të ftohta, përfshirë edhe 66 br...
OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull
Dështimi i komisioneve, kërkohet ndryshim i Ligjit për Hetim...
Zbulohet e vërteta e “lidhjes” së Megan Fox me Michele Morro...