Barcelona e kërkoi Sofyan Amrabat në fundin e afatit kalimtar të janarit, por që u refuzua kategorikisht nga Fiorentina.
Mesfushori u bë i njohur në skenën botërore pasi luajti një rol kyç në suksesin historik të Marokut, që u rendit si kombëtarja e katërt më e mirë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Amrabat kështu tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, teksa u raportua se ai mund të largohej në afatin kalimtar dimëror. Megjithatë, kjo nuk ndodhi sepse klubi italian e konsideroi si të paprekshëm.
Barcelona ishte ndër klubet e interesuara dhe e kërkoi huazimin e marokenit, duke përfshirë edhe opsionin e blerjes, por katalunasit u refuzuan nga “Viola”, pavarësisht edhe presionit që bëri lojtari.
Ish-mesfushori i Hellas Veronas ka kërkuar falje dhe ka rregulluar raportet me Fiorentinan.
Sipas “Calciomercato”, klubi nga “Artemio Franchi” ka një plan tjetër për 26-vjeçarin pas përfundimit të sezonit.
Fiorentina thuhet se është e gatshme të dëgjojë ofertat për Amrabat gjatë verës dhe të japë dritën jeshile për shitjen e tij, duke dërguar kështu një sinjal të rëndësishëm për klubet e interesuara, në veçanti për Barcelonën dhe Liverpoolin.
Sofyan Amrabat ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në treg momentalisht vlerësohet me 25 milionë euro./GE/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...