Francës nuk i kanë bërë punë lojtarët 100 milionësh kundër Finlandës sonte. Edhe pse një miqësore, Finlanda arriti që ta mposht me rezultat 0-2 Francën në Paris. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë
Franca ka pësuar sonte në Stade De France në Paris kundër Finlandës.
Finlanda të dy golat i shënoi në pjesën e parë të kësaj ndeshje.
Fillimisht ishte Forss që shënoi në minutën e 29-të derisa rezultati u dyfishua nga Valakari në minutën e 31-të.
Në pjesën e dytë Franca bëri disa ndryshime por nuk arriti që ta bënte ndryshimin në fushë të rezultatit.
Ndryshime bëri edhe Finlanda, të cilat edhe rezultuan të suksesshëm.
Franca pas kësaj ndeshje do të luajë kundër Portugalisë në Lisbonë më 14 nëntor derisa ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve do ta zhvillojë kundër Suedisë në Paris më 17 nëntor.
Finlanda, në anën tjetër, që luan në Grupin B të Ligës se Kombeve do të luajë kundër Bullgarisë më 15 nëntor, kurse më 18 nëntor përballet me Walesin. /GazetaExpress/
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...