Lionel Messi ka konfirmuar se e diela do të jetë mbrëmja e tij e fundit në një Kampionat Botëror, si lojtar.
Ikona argjentinase, Lionel Messi me sukses arriti ta çonte kombëtaren e Argjentinës në një tjetër finale të Kupës së Botës, me një fitore mbrëmë ndaj Kroacisë.
Pas ndeshjes, Messi është shprehur i lumtur që skuadra kapi finalen. Mes tjerash, ai konfirmoi se finalja e Katarit do të jetë e fundit ndeshje për të në një Kupë Bote.
“Jam shumë i lumtur që e përfundova udhëtimin tim në Kupat e Botës në një finale, që luaj ndeshjen e fundit në një finale. Kjo është me të vërtetë shumë kënaqësi,” u tha Messi gazetarëve pas lojës,.
“Gjithçka që kam jetuar në këtë Botëror ka qenë emocionuese, duke parë edhe sa shumë është shijuar në Argjentinë. Ka shumë vite nga ky vit në tjetrin. Nuk mendoj se do të mund ta bëj këtë. Të përfundosh në këtë mënyrë është e shkëlqyer”, shtoi ai.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...