Jurgen Klopp ka konfirmuar se Naby Keita ka bërë progres në rehabilitimin e tij, por ka pak gjasa që te jetë i gatshëm për finalen e Madridit, derisa është pozitiv se Firminon do ta ketë në dispozicion.
Keita e Firmino që disa javë nuk janë në dispozicion të Kloppit për shkak të lëndimeve, derisa rehabilitimi i tyre po vazhdon në kampin stërvitor në Marbella.
“Naby është, do të thosha pak para orarit të planifikuar për rikthimin e tij, por kjo nuk do të thotë ndonjë gjë për finalen. Ai po bën vrapime dhe ndihet rehat me 50 për qind të intensitetit”, u shpreh Klopp për faqen zyrtare të klubit.
Derisa për Firminon trajneri gjerman thotë se situata është shumë më mirë.
“Bobby po duket me të vërtetë shumë mirë dhe tani është pjesë e stërvitjes. Ai nuk ishte për kohë të gjatë jashtë fushës, megjithatë ne do të kemi kujdes për t’u siguruar se nuk i ndodh asgjë. Sot ishte në 70 për qind të stërvitjes, dhe nesër me gjasë do të jetë në stërvitjen e plotë, do të shohim, atëherë shpresojmë se do të jetë mirë”, u shpreh Klopp.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...