Liga Ballkanike ka bërë të ditur të martën më 26 mars se Final Four i edicionit të 16 të BIBL do të mbahet në Limasol të Qipros.
Në kumtesën e lëshuar në faqen zyrtare të BIBL, është thënë se Limasol do të jetë nikoqir i Final Fourit të garës, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 12 prill e finalja më 14 prill.
Nga katër skuadrat pjesëmarrëse në Final Four dy janë nga Kosova, Peja e Prishtina.
Dy skuadrat tjera janë AEL nga Limasoli dhe Lovçeni nga Cetinja. Duelet nuk janë përcaktuar ende dhe as ora e ndeshjeve.
Këtë stinor, BIBL ka numëruar në total pesë pjesëmarrës, ku Pljevlja e Malit të Zi është eliminuar, ndërsa katër tjerat kanë shkuar në fazën finale të garës.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...