Kampionati Botëror i vitit 2022 do të fillojë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi vendi pritës, Katari, tani do të luajë me Ekuadorin të dielën, 20 nëntor në orën 19:00, si pjesë e një evenimenti më vete.
Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut të këtij viti në stadiumin Al Bayt kanë ardhur një ditë përpara, pas një vendimi unanim të marrë sot (e enjte) nga Byroja e Këshillit të FIFA-s.
Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës është shtyrë nga ora 13:00 në 19:00 të të hënës, 21 nëntor.
Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të kahershme të shënimit të fillimit të Kampionatit Botëror me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë që prezanton ose nikoqirët ose kampionët në fuqi.
Bureau of the FIFA Council confirms #WorldCup 2⃣0⃣2⃣2⃣ opening ceremony and match ?? v. ?? brought forward one day as stand-alone event to 20 November, at 19.00. ?? v. ?? rescheduled from 13.00 to 19.00 on 21 November. pic.twitter.com/GsktwYNYCl
— FIFA Media (@fifamedia) August 11, 2022
Vendimi pasoi një vlerësim të konkurrencës dhe implikimet operacionale, si dhe një proces të plotë konsultimi dhe një marrëveshje me palët kryesore të interesuara dhe vendin pritës.
Kështu, Kampionati Botëror në Katar do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Është hera e parë që një turne botëror mbahet në botën arabe dhe hera e dytë që zhvillohet në Azi, pas Kampionatit Botëror në Kore të Jugut dhe Japoni.
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...
BE premton 620 milionë euro ndihmë shtesë për Sirinë
ShSKUK ngushëllon për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Al...
SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertankeri i san...
PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për vota...