FIFA hap dosjen për futjen e Nusretit në fushë tek festa e Argjentinës

09:05 | 23 Dhjetor 2022
K.B

Në festën e titullit të Botërorit pas finales të së dielës në fushë u pa edhe Nusret Gokce, kuzhinieri i famshëm i njohur edhe si Salt Bae.

FIFA ka hapur dosjen kundër tij dhë Nusret mund të dënohet për futjen e tij tek festa e lojtarëve të Argjentinës.

“Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i zgjedhur njerëzish, duke përfshirë ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA. FIFA dhe krerët e shteteve” është thënë në reagimin e FIFA-s, kundër pranisë së Nusretit.

Hetimet janë duke vazhduar dhe mund të ketë gjobë ndaj tij.

Shpërndaje në rrjete sociale