Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me vetëm 10 mijë franga nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.
Dy yjet kosovarë festuan me shqiponjë pasi shënuan dy gola ndaj Serbisë, dhe kjo u bë lajm në të gjithë botën, shkruan IndeksOnline.
FIFA nuk është ndalur së dënuari për këtë ndeshje. Ata kanë shqiptuar dënim të ashpër për Federatën e Futbollit të Serbisë, me 54 mijë franga, për shkak të mesazheve dhe gjë sendeve të hedhura në fushë nga tifozët.
Ky nuk ishe dënimi i vetëm që iu dha serbëve. Dënim mori edhe trajneri, Mladen Krstajic, 5 mijë franga, për shkak të deklaratës së rëndë dhënë për referin, Felix Brych.
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së