Shtëpia më e madhe e basketbollit në botë FIBA ka shkruar për Sigal Prishtinën.
Klubi kosovar po shkëlqen në arenën europiane, ku në dy ndeshjet e para të Kupës së Europës FIBA, ka arritur dy fitore, duke kryesuar tabelën e grupit G.
FIBA ka marrë në pyetje yllin prishtinas, Dardan Berishën pas fitore së mbrëmshme kundër kampionit ukrainas, BC Khimik.
“E kishim të vështirë pasi që ata kanë një ekip të mirë dhe me eksperiencë. Besoj që e merituam fitoren, kjo falë edhe përkrahjes së tifozërisë tonë, të cilëve iu bëj thirrje edhe të premten të vijnë e të na përkrahin, pasi që është ndeshje mjaft e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja deri më tani”, ka thënë Berisha.
Për paraqitjen e Berishës, ka folur edhe trajneri i Khimik, Vitaly Stepanovski, i cili thotë se e “patëm të vështirë ta ndalim një lojtar, një lider si Berisha”.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...