FFK ka dalë me njoftim rreth shitjes së biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit.
Shtëpia e futbollit evropian ka informuar tifozët dhe të gjitha ata që duan të jenë të pranishëm në stadium për këtë përballje të zjarrtë se sa do të kushtojnë biletat.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita dhe KF Llapi 1932, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://kosovo.tm.vivaticket.com/
Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.
VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Komisioni i bankes është 0.35 euro për gjithë porosinë.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.
Biletat janë të personalizuara.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në