Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.
Në këtë mbledhje, janë analizuar të gjitha ndeshje e zhvilluara deri më tani në garat e ligave të Kosovës, përcjell arbresh.info.
Gjithashtu KE ka analizuar edhe paraqitjet e Kombëtares së Kosovës si dhe asaj të U21.
KE shqyrtoi dinamikën e riorganizimit e licencimit të Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF) e ku u tha se nevojitet strukturimi dhe organizim i tyre profesional e sportiv në harmoni me Aktet Normative të FFK-së dhe nevojat që i shtron koha si domosdoshmëri për zhvillimin e futbollit të Kosovës.
Sipas njoftimit të FFK-së, në këtë mbledhje është marrë vendimi që të vazhdohet me investimet dhe punimet në selinë e tyre, si dhe në Kampion Nacional në Hajvali dhe në Obiliq. /arbresh.info/
Ish-ushtari britanik i UÇK-së: Terroristët synonin t’i sulmo...
10 vjet nga mbytja e emigrantëve në Lampeduza, Meloni: Duhet...
Haradinaj në organizimin e ambasadës gjermane: Populli i Kos...
Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e lojtarit të muajit për ...
Zyrtarja e BE-së: Borrell e Lajçak ia kanë mbajtur anën Serb...
Zjarret në zonën e mbrojtur në Fier, digjen 700 hektarë