Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku kanë diskutuar edhe për licencimin e federatës.
FFK edhe pse e kishte nisur që më parë procesin e licencimit, ky proces nuk ka përfunduar për shkak të problemeve dhe kritereve të kërkuara nga komisioni për licencim e që nuk janë plotësuar nga ky institucion.
Mirëpo sipas federata ka insistuar se ka mbushur kriteret dhe kërkon licencimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“KE pret që Komisioni i MKRS-së të bëjë sa më parë licencimin e FFK-së dhe të klubeve sepse kjo zvarritje po reflekton në punën e përditshme të tyre dhe po ua pamundëson realizimin e të hyrave nga Ligji i Sponsorizimit. KE konkludoi se Komisioni i MKRS-së nuk ka asnjë arsye thelbësore që të mos e licencojë FFK-në, andaj edhe pret reflektim urgjent nga Komisioni i licencimit, në mënyrë që klubet të mos dëmtohen nga ky proces”, thuhet në njoftim.
Klubet e Superligës nuk mund të shfrytëzojnë ligjin për reklama, nëse federata nuk licencohet./Arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...