Sulmuesi shqiptar, Armando Broja shfryu duke festuar e rrahur gjoksin në momentin e shënimit të golit në portën e Tottenhamit. Sigurisht që ky çast ka lumturar edhe tifozët e Chelseat, pasi panë të ndëshkohej rivali ndërqytetas, si dhe të realizonte një futbollist i talentuar, që është në pronësi të bluve të Londrës.
20-vjeçari shqiptar, një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, nga vera e ardhshme mund të shkëlqejë në “Stamford Bridge”, për këtë arsye sa herë Broja shënon apo shfaq cilësitë e tij, ata ‘fërkojnë duart’.
Broja po zhvillon një sezon fantastic te shenjtoreët, ku u huazuar verën e kaluar nga Chelsea për të pasur më shumë minutazhë. Deri tani ka shënuar 6 gola në Premier League, aq sa ka edhe Ward-Prowe, e tashmë është shëndrruar pikë referimi në sulm.
Tifozët e Chelseat, duke parë ecurinë e Brojës, janë shumë të lumtur, pasi janë të bindur që sezonin e ardhsëhm do të kthehet në “Stamford Bridge”, për të shkëlqyer nën urdhët e Tuchel.
Në reagimet e tyre në rrjetet sociale për golin e shënuar nda Tottenhamit, ata shkruajnë: “Broja, me atë festë, duke si lojtar i Chelseat. Ai është energjia e duhur për Chelsean”.
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?