Ferrari thotë se fillimi i fortë i sezonit të Red Bull është pjesërisht për shkak të dënimit të tyre “shumë të lehtë” për thyerjen e kufirit buxhetor të Formula 1.
Drejtori i ekipit të Ferrarit, Frederic Vasseur thotë se Red Bull ka bërë një “punë shumë të mirë”, por penalltia që iu dha tetorin e kaluar ishte “shumë e ulët”, shkruan BBC.
Red Bull ka dominuar fillimin e sezonit 2023, duke fituar të tre garat.
“Unë jam ende i bindur se penalltia ishte shumë e lehtë. Nëse mendoni se ne do të përmirësojmë [performancën e makinës me] pak më pak se një sekondë gjatë sezonit për sa i përket aero, [dhe] ju merrni një dënim prej një të dhjetës së kësaj, është [ekuivalente me një humbje prej] 0.1 sekonda”, tha Vasseur në një konferencë shtypi të enjten.
Red Bull u gjobit me 7 milion dollarë (6.07 milion £) dhe iu dha një reduktim 10% në kërkimin e lejuar aerodinamik për një vit.
Dënimi ishte për shkeljen e kufirit buxhetor të sportit me 1.86 milion £ në 2021.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...