Sebastian Vettel me Ferrari ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1, suksesi i katërt sezonal për pilotin gjerman, që rikthehet te suksesi, duke u shkëputur 14 pikë në renditje nga rivalët.
Edhe pse në vështirësi në gjysmën e dytë të garës, makina italiane arriti një fitore të dyfishtë të merituar në pistën e Hungaroringut, me Kimi Raikkonen që zuri vendin e dytë.
Ferrari arriti të përballojë me sukses presionin e Lewis Hamilton me Mercedes, që për 20 xhiro tentoi të bëjë mrekullinë, por në fund u kënaq me vendin e katërt, duke lëshuar podiumin xhiron e fundit.
Piloti britanik (i katërti) pati shansin të duelojë për fitore, por ishte i pafuqishëm për të parakaluar makinën Ferrari , që e meritoi fitoren, në një garë të cilën e dominoi, shkruan Telesport.
I treti u rendit Walteri Bottas, që rimori pozicionin e tretë (e pat lëshuar në mesin e garës) dhe u ngjit në podium.

Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...