Feronikeli ka regjistruar fitore në derbin e kësaj jave në Superligë kundër Prishtinës.
Kampioni i Kosovës mori tri pikë të plota në shtëpi në takimin e xhiros së tretë kundër skuadrës së Mirel Josas, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Mendurim Hoti gjeti golin derisa po zhvillohej minuta e dhjetë e ndeshjes në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
23-vjeçari arriti të dërgoj në rrjetë topin e kthyer nga portieri i Prishtinës pas një goditje të fuqishme nga bashkëlojtari i tij.
Feronekili tani ka gjashtë pikë dhe qëndron në krye të tabelës, ndërsa Prishtina qëndron në pozitën e dhjetë me dy humbje dhe një barazim./arbresh.info/
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100