Feronikeli ’74 ka njoftuar se Granit Begolli nuk do të jetë më trajner i skuadrës nga Drenasi.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Duam te ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Granit Begolli.”
“Klubi ynë shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën profesionale, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e stafit tonë teknik. Me seriozitetin, angazhimin dhe profesionalizmin e tij, Graniti ka lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e klubit tonë.”
“E falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për FC Feronikeli 74 dhe i urojmë suksese të shumta në karrierën e tij të mëtejshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.”
“Me njerëz si Begolli nuk ka asnjëherë lamtumirë, por gjithmonë mirupafshim”, shkruhet në reagimin e Niklit.
Granit Begolli e udhëhoqi arriti me sukses ta udhëheq klubin nga Drenasi, duke u inkuadruar në Superligën e Kosovës./Arbresh.info
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...