Mbrëmë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës, Cristiano Ronaldo kishte një minutazh të vogël loje.
Ylli portugez shumicën e ndeshjes ishte në stol, por trajneri i Portugalisë, Fernando Santos e ka përgëzuar Cristiano Ronaldon për profesionalizmin e treguar.
Cristiano Ronaldo e nisi në stol ndeshjen e Portugalisë kundër Zvicrës, dhe vendimi i trajnerit u komentua shumë nëpër media. Madje, thuhej se Ronaldo ka shprehur pakënaqësitë e tij për këtë vendim.
Por, këto raportime i përgënjeshtroi Fernando Santos, i cili ka thënë se Ronaldo s’ka bërë asnjë problem dhe se palët janë dakorduar bashkërisht për vendimin.
“Cristiano ka treguar se ai është profesionist dhe kapiten i vërtetë. Ai nuk krijoi asnjë problem, vërtet”, ka thënë Santos.
“Ne kemi biseduar para ndeshjes dhe ai s’ka asnjë problem me vendimin tim. Cristiano është një shembull”, shtoi portugezi.
Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës dhe do të luajë kundër Marokut.
Mbetet të shihet nëse Ronaldo do të kthehet në pozitën e titullarit.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...