Ferizaj ka befasuar Trepçën `89 në Javën e 25-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja e luajtur në Mitrovicë, në stadiumin “Riza Lushta”, ka përfunduar me fitoren e ferizajasve. Kur gjyqtari ka dhënë sinjalin se ndeshja është mbyllur rezultati ka qenë 0-1.
Ka qenë minuta e nëntëmbëdhjetë kur Panadic është treguar i suksesshëm para portës vendase.
Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka regjistruar orvatje të mitrovicasve për të barazuar, por pa e arritur atë.
Me këtë fitore Ferizaj është ngjitur në vendin e shtatë në tabelë, duke grumbulluar njëzet e shtatë pikë, ndërsa në vendin e tetë gjendet Trepça ’89 me njëzet e gjashtë pikë.
Ndërkohë në Klinë, në stadiumin “18 qershori”, Dukagjini është treguar i fortë përballë Drenicës. E ka mposhtur me rezultat 2-0.
Në të dy pjesët e ndeshjes klinasit kanë qenë më të mir.
Skuadra e Armend Dallkut e ka gjetur golin e parë qysh në minutën e njëmbëdhjetë përmes John. Goli i dytë ka ardhur me të filluar pjesa e dytë nëpërmjet Shalës.
Me këtë fitore Dukagjini gjendet në vendin e pestë me tridhjetë e dy pikë, ndërkaq Drenica pas kësaj humbje është në vendin e fundit me njëzet e tri pikë.
Aktualisht tabela kryesohet nga Ballkani me pesëdhjetë pikë.
Nesër pritet të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera. Drita e pret Gjilanin, Llapi ndeshet me Ballkanin dhe Prishtina përballet me Malishevën.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...