Pas 27 viteve si drejtues i Manchester United, Sir Alex Ferguson nuk mund thjeshtë të largoj emocionet e tij dhe ai e shfaqi këtë pasi ish skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve mbrëmjen e së martës.
Skuadra e Jose Mourinhos u mposhtë me rezultat 2 me 1 mbrëmjen e kaluar nga Sevilla, e cila realizoi dy gola të shpejta për katër minuta përmes Wissam Ben Yedder që i siguroi skuadrës në La Liga kualifikimin në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.

Pamje të publikuara në rrjetin social Twitter kanë shfaqur trajnerin Jose Mourinho dhe ish trajnerin Ferguson duke bërë fytyra pas një tjetër eliminimi nga Liga e Kampionëve.
Derisa Mourinho po bënte një ecje të gjatë drejtë tunelit pas fishkëllimës së fundi, gjaku i tij ishte duke vluar sigurisht. Megjithatë, kamerat menjëherë kanë kaluar në një anë tjetër duke u fokusuar në Fergusonin.
Edhe përmes një kamera, zhgënjimi i Fergusonit pas një tjetër largimi nga kompeticoni evropian dukej qartë dhe ishte e pamundur për tu fshehur./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://twitter.com/MSPMSPMSP12345/status/973857446325293056
IOM: Mijëra të vdekur e të zhdukur në rrugët globale të migr...
9 viktima në fillim të vitit, Policia me apel për kujdes në ...
Shefi i NATO: Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, t...
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...