Legjendat e futbollit anglez, tashmë janë bërë figura të përditshme në emisionet sportive në ekranet televizive.
Ish futbollistët si Rio Ferdinand, Frank Lampard dhe Steven Gerrard, tashmë janë në rolin e analistit në platformën gjigante BT Sport.
Treshja e famshme kanë thënë se favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon, është gjiganti spanjoll Real Madrid.
Reali ka kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Ligës së kampionëve pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales kundër Paris Saint-Germainit.
“Real Madridi thjesht për shkak të përvojës dhe faktorit Ronaldo”, ka thënë Ferdinand në BT Sport.
Gerrard ka shtuar: “Liverpooli ka shanse por Reali është favorit me të drejtë”. Para se Lampard të theksojë: “Pajtohem por është e vështirë të parashikosh”. /arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...