Rio Ferdinand e konsideron krejtësisht normale që Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Old Trafford dhe synon të largohet nga klubi anglez.
Ish-lojtari i Manchester United paralajmëron se ylli portugez është mësuar vetëm të luftojë për tituj prestigjioz dhe gjithmonë dëshiron të luajë në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
Duke qenë se kjo nuk është e mundur në fanelën e “Djajve të Kuq” ish reprezentuesi anglez e cilëson normale dëshirën e Ronaldos për largim nga United.
“Sigurisht që Ronaldo nuk është i lumtur. Nuk e kuptoj pse ata e bëjnë këtë një histori të madhe, ai nuk mund të jetë i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Manchester United.Kushdo që dëshiron të fitojë ndeshje futbolli dhe trofe, kushdo që është mësuar të fitojë dhe të konkurrojë çdo vit në nivelin më të lartë dhe më pas befas shkon në një klub që nuk kualifikohet as në Ligën e Kampionëve, nuk mund të jetë i lumtur. Ai nuk është i lumtur që është jashtë Champions League. Ai nuk e njeh as muzikën e Europa League”, deklaroi anglezi.
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...