Fenerbahce duket se ka vendosur që në këtë verë ta shesë Vedat Muriqin.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë në këtë edicion te skuadra turke dhe shumë skuadra i duan shërbimet e tij.
Sipas asaj që raporton Fotomac, skuadra nga Superliga e Turqisë është në dijeni për interesimin e madh të klubeve evropiane dhe i ka caktuar çmimin prizrenasit.

Skuadra turke po kërkon 20 milionë euro nga shitja e kartonit të 25-vjeçarit, derisa në garë për të janë Tottenham Hotspuri, Lazio dhe Napoli.
Spurs ka kohë që e duan transferimin e Muriqit, pasi Jose Mourinho e admiron shpirtin luftarak të tij.
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...