Romelu Lukaku mund të luaj në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Interit në Kupën e Italisë kundër Juventusit pasi Federata italiane e anuloi pezullimin e tij.
Sulmuesi belg u përjashtua me karton të kuq për festimin e tij në ndeshjen e parë, pas një sërë ofendimesh dhe gjestesh raciste.
Pavarësisht dënimit për akte të tilla në të gjithë futbollin italian, ndalimi i Lukakut u la në fuqi pasi apeli i Interit u refuzua të premten.
Tani, pas reagimeve të forta, federata italiane (FIGC) ka vendosur të ndryshojë vendimin e saj.
Sipas gazetarit italian Daniele Mari , presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina zgjodhi të falë Lukakun “në një mënyrë të jashtëzakonshme ” me zyrtarin që pretendon se “parimi i luftës kundër të gjitha formave të racizmit është një element themelor i sistemi sportiv”.
Me vetëm një gol pa penallti në emër të tij që nga ribashkimi në formë huazimi nga Chelsea në verë, përfshirja e Lukakut mund të mos përfitojë shumë Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e cila zhvillohet të mërkurën./Arbresh.info/
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë