Federata Italiane e Futbollit ka një lajm të rëndësishëm para ndeshjes më Shqipërinë

10:20 | 22 Mars 2017

Federata Italiane e Futbollit e cila ka njoftuar se deri më tani janë shitur mbi 20.000 bileta për ndeshjen e së premtes.

Ndeshja Itali-Shqipëri ka ngjallur shumë interes te tifozët, veçanërisht te shqiptarët. Kjo gjë padyshim pritej, teksa biletat vijojnë të shiten me ritme të shpejta.

Ka qenë vetë Federata Italiane e Futbollit e cila ka njoftuar se deri më tani janë shitur mbi 20.000 bileta për ndeshjen e së premtes.

Stadiumi “Renzo Barbera” ka një kapacitet prej rreth 37.000 vendesh, por organizatorët e ndeshjes për arsye sigurie kanë nxjerrë më pak bileta në treg. Nga sot do të hapen të gjithë sportelet në stadiumin e Palermos.

Lajmet më të lexuara